Këtë javë shkollat janë pushim. Por, Stafi i mësuesve të H. Ali Korçës nuk rrimë duarkryq. Nga drejtoria e shkollës Z. Eldores dhe drejtori i konviktit Z. Omur vizituan familjet e nxënësve që vijnë nga qindra kilometra larg në qytetet e Peshkopisë dhe të Bulqizës. Nga kjo vizitë nxënësit dhe familjet e tyre mbetën shumë të kënaqur.
Shokët tanë u folën prindërve rreth gjendjes së fëmijëve të tyre dhe kështu u njohën më nga afër.
Fondacioni “SEMA” zhvillon veprimtarinë e tij në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Ai drejton zhvillimin arsimor të shkollave 9-vjeçare, të mesme dhe Shkolla e Lartë "Hëna e Plotë" (Bedër), Tiranë.
Niveli dhe cilësia arsimore e arritur në shkollat tona ka nxitur simpatinë e popullit shqiptar dhe të drejtuesve zyrtarë.