Sot me datë 12 pril 2012, në shkollën tonë u ndiem të nderuar nga vizita e Myftiut si dhe imamëve të xhamive të Kavajës.Pas një dreke të ngrohtë,të ftuarve në sallën e konferencave iu prezantua një video ku tregonte të shkuarën,si dhe të tashmen,vështirësitë dhe arritjet e shkollës sonë që prej fillimit të saj e deri në ditët e sotme.Më pas fjala i takoi drejtorit të shkollës Sami Ikiz i cili shpjegoi disa gjëra të rëndësishme në lidhje me pranimet e nxënësve më të mirë përsa i përket dijes shkencore,moralit dhe edukatës më të lavdërueshme për vitin e ardhshëm shkollor.Ai se bashku me Myftiun e Kavajës vunë theksin edhe në rëndësinë e imamëve në orientimin e prindërve të nxënësve të xhamive të tyre por jo vetëm,për rëndësinë e të studiuarit të fëmijëve të tyre në shkollën tonë.
Fondacioni “SEMA” zhvillon veprimtarinë e tij në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Ai drejton zhvillimin arsimor të shkollave 9-vjeçare, të mesme, Tiranë.
Niveli dhe cilësia arsimore e arritur në shkollat tona ka nxitur simpatinë e popullit shqiptar dhe të drejtuesve zyrtarë.