16/04/2015 Në ambjentet e Medreses Hafiz Ali Korça u organizua Panaieri Shkencor. Në këtë panaier nxënësit e Medresesë shfaqën përpara vizitorëve punimet e tyre shkencore. Përgjat panaierit u organizuan edhe lojra popullore për të argëtuar sa më shumë nxënësit pjesmarrës në këtë panaier.
Fondacioni “SEMA” zhvillon veprimtarinë e tij në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Ai drejton zhvillimin arsimor të shkollave 9-vjeçare, të mesme, Tiranë.
Niveli dhe cilësia arsimore e arritur në shkollat tona ka nxitur simpatinë e popullit shqiptar dhe të drejtuesve zyrtarë.