Këtë javë të gjitha klasat e vitit të parë ne shkollën tonë përpara fillimit të mësimit duhet të lexojnë nganjë liber.Kemi zgjedhur të gjithë nga një liber me dëshirë në biblioteken e shkollës tone.Ky program është caktuar të zhvillohet cdo 20 minuta përpara mësimit.Pra cdo ditë do të lexojmë nga një liber cdo 20 min përpara mesimit të rregullt.
Kjo është një zgjedhje nga shkolla jonë në menyrë që të lexojmë më shumë per nevojën tone sepse kur lexojmë, ne fitojmë njohuri dhe zhvillim në mendjen tone. 20 minuta në ditë duken pak por nëqoftëse do të mendojmë për të gjithë ditët e vitit atëhere nuk do të ishte pak sepse do mund të lexonim shumë libra gjatë këtyre 20 minutave.
Falenderojmë shkollën tone per këtë program të domosdoshëm për ne nxënësit.
Iris Dauti – 10/C
Fondacioni “SEMA” zhvillon veprimtarinë e tij në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Ai drejton zhvillimin arsimor të shkollave 9-vjeçare, të mesme, Tiranë.
Niveli dhe cilësia arsimore e arritur në shkollat tona ka nxitur simpatinë e popullit shqiptar dhe të drejtuesve zyrtarë.